Viti i Ri në Prizren: Ndalohen 3 persona, sekuestrohen 4 armë e municione
Tre persona janë ndaluar për përdorim të armëve gjatë festimit të ndërrimit të mot moteve, ndërkaq janë sekuestruar disa armë e municione në Prizren.
“Gjatë kësaj periudhe, Policia ka sekuestruar: Katër armë zjarrit dhe një sasi të municionit. Disa persona janë arrestuar, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë”, njofton PK.
Më tej bëhet e ditur se ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedura penale dhe do të ngrihen kallëzime penale. /Kosova.info/
