Vikendeve, s’ka kufi Kosovë – Shqipëri

Të gjithë ata që ia mësynë Shqipërisë apo Kosovës, të shtunën, nuk iu nënshtruan kontrolleve në pikat kufitare në Vërmicë.

Kjo, pasi nisi të zbatohet marrëveshja e dy qeverive, për hapjen tërësore të kufirit gjatë vikendit, që u nënshkrua më 20 të këtij muaji.

Por pati edhe qytetarë, që u kontrolluan, madje në të dyja drejtimet.

E kolonë më e gjatë ishte krijuar për maunat, që hynin nga Shqipëria në Kosovë.

Njëri nga vozitësit tha se u kontrollua si çdo herë tjetër dhe pritja i zgjati rreth 10 minuta.

Nga marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, deri më 30 shtator në pikat kufitare mes dy shteteve nuk do të ketë ndalime për kontrolle dokumentesh apo policore.

Go to TOP