Vidhen para, ari e revole në një shtëpi në Lubizhdë të Prizrenit

Të hënën në fshatin Lubizhdë të Prizrenit një grua ka raportuar që disa persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe revole.

“Ankuesja femër kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar”.

Go to TOP