(VIDEO) HOROR NË BERLIN! Makina u përplas në një turmë njerëzish
Rreth 30 persona u plagosën, njoftuan shërbimet gjermane të urgjencës pasi automjeti u përplas me një turmë njerëzish në Berlinin Perëndimor.
Gazeta gjermane Bild thekson se ishte një Renault i vogël dhe se një person është vrarë. Siç shihet zona e ngjarjes është dëmtuar rëndë dhe makina ka depërtuar në vitrinën e dyqanit. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për aksident apo sulm të qëllimshëm, por drejtuesi i mjetit mësohet se është arrestuar. Ngjarja në pjesën e qytetit të mbushur plot me dyqane dhe njerëz nuk është shumë larg kishës përkujtimore dhe skenës së sulmit terrorist të vitit 2016, ku mbetën të vrarë 11 persona në panairin e Krishtlindjeve.
Policia tha se zjarrfikësit dhe paramedikët (130 punonjës) dhe aktori i njohur amerikan John Barrowman ishin në vendngjarje dhe shprehën pikëpamjet e tyre për situatën.
“Mendoj se kemi qenë dëshmitarë të një sulmi terrorist këtu në Berlin, por nuk jemi të sigurt. Ka shumë njerëz, kufomat janë kudo, pamë një makinë që zbriti në rrugë dhe përfundoi në një vitrinë që mbulonte tre blloqe të qytetit. Është e tmerrshme”, shkroi Barrowman në Twitter.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=697132498257235
