Vetura godet këmbësorin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një person në Mitrovicë të Veriut, këmbësor, ka raportuar në polici se mbrëmjen e së mërkurës një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

“Mitrovicë Veri / 09.10.2024 – 21:10. Këmbësori mashkull kosovar ka informuar se një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Go to TOP