SPORT

Veton Berisha shkëlqen me Vikingun në Norvegji, shënon het-trik brenda 14 minutave ndaj Lillestromit

Sulmuesi shqiptar, Veton Berisha ka shënuar het-trik me ekipin e tij Viking në Superligën e Norvegjisë në ndeshjen ndaj Lillestrom.

Viking FK ka fituar ndaj Lillestrom me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit elitar norvegjez.

Kjo fitore e vendasve erdhi edhe falë sulmuesi nga Kosova, Veton Berisha, i cili shënoi het-trik.

Vlen të theksohet se golat e vëllait të Valon Berishës, Vetonit, erdhën brenda 14 minutave lojë.

Vetoni fillimisht shënoi në minutën e 68-të për rezultatin 3-1, në minutën e 73-të për 4-1 dhe 82 për rezultatin përfundimtar 5-1.

https://www.facebook.com/vikingfotball/photos/a.10157234371641493/10158098301416493/?type=3

Më këto tri gola, Vetoni shkon në kuotën e 18 golave këtë sezon, ndërsa gjendet i dyti në listën e golashënuesve.

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483