Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë

Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë pas një vetaksidenti në magjistralen Duhël-Suharekë.

Ketë e ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, deri te vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka humbur kontrollin.

“Po, me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion. Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.

Go to TOP