Vespa Fanatics Kosova mirëpriten nga Përparim Rama: Festivali synon të bëhet traditë e përvitshme në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në oborrin e Komunës organizatorët e festivalit Vespa Fanatics Kosova, që do të mbahet më 24 dhe 25 maj në kryeqytet.

Gjatë takimit të zhvilluar në Odën e Komunës, Rama u shpreh se ky festival ka potencialin të shndërrohet në një ngjarje tradicionale të përvitshme për Prishtinën duke e lidhur qytetin me kulturën e lëvizjes së lirë, stilit retro dhe pasionit për motoçikletat Vespa.

“Vespa po bëhet simbol i lëvizjes së lirë dhe praktike në qytet. Përgëzime për pasionin me të cilin po e kthejnë këtë dashuri në festë për kryeqytetin tonë,” u shpreh Rama.

Festivali pritet të sjellë së bashku adhurues të Vespës nga e gjithë Kosova dhe rajoni duke promovuar jo vetëm pasionin për këto mjete ikonike, por edhe frymën komunitare dhe gjallërinë urbane të Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP