Veseli: Bekim Gashi është zgjedhja ime, besoj në nderin dhe punën e tij për Prishtinën
Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bekim Gashi, në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të Prishtinës.
“Bekim Gashi është i zgjedhuri im. Do ta votojë, sepse kam besim në nderin e tij prej malsori dhe për punën e madhe që ka bërë për qytetin,” ka deklaruar Veseli.
Ai shtoi se është i bindur që besimi qytetar për Gashin është një betim për punën dhe përkushtimin e tij të mëtejshëm ndaj kryeqytetit.
Bekim Gashi garon për Asamblenë e Prishtinës në listën e LDK-së me numrin 13. /Kosova.info/
