Vërshimet shkaktojnë dëme infrastrukturore në Komunën e Pejës

Lajmërimin e kishin vendosur afër rrugës.

E bashkë me të pengesat dhe shiritat për ndalim të qarkullimit në këtë rrugë.

Krejt kjo për arsye të shembjes së urës në rrugën “Dëshmorët e Radavcit”.

Përballja me një problem të tillë, për banorët e fshatit Radavc të Komunës së Pejës erdhi pas vërshimeve të shkaktuara, nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Ndërkaq ndalimi i qarkullimit në pjesën tjetër të rrugës banorëve po iu shkakton telashe.

Megjithatë ata shpresojnë që ky problem do të rregullohet.

Se cilat ishin zonat më të prekura nga vërshimet në Komunën e Pejës e tregon edhe Agron Nikqi nga drejtoria e shërbimeve publike.

Nikqi tutje shtoi se për qytetarët që kanë pësuar dëme nga vërshimet tashmë ekziston një komision tek i cili mund të adresohen.

E banorët kërkuan nga Komuna dhe Qeveria që të bëhet pastrimi i lumit në mënyrë qe të parandalohet dalja nga shtrati.

Go to TOP