Vërshimet i lënë nxënësit jashtë klasës së tyre në Skenderaj

Pas një jave, orën e Edukatës Fizike po e mbajnë në kabinetin e Informatikës.

Nxënësit e klasës së 11 në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, të enjten u rikthyen në shkollë por jo në klasën e tyre.

Atë hapësirë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e vlerësoi si të papërshtatshme për të miturit.

Pas vërshimeve, klasa mund t’iu sjellë telashe shëndetësore nxënësve.

E arsimtari i Ed. Fizike, Basri Jashari tregoi se salla e sportit është ndër hapësirat më të dëmtuara në objektin e shkollës.

Prandaj ai është i detyruar që aktivitetet fizike t’i reduktojë e t’i shpjegoj vetëm në aspektin teorik.

Mirëpo ky nuk është dëmi i vetëm i shkaktuar në këtë shkollë.

Mësimin e filluan edhe shkolla e mesme teknike.

Arsimtari i matematikës, Sinan Musliu tregoi se objekti pas një faze kritike u kthye në normalitet.

Edhe këtu dëmet janë të mëdha.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Kastriot Duraku, tregoi se të gjitha shkollat tashmë i janë kthyer procesit mësimor.

Skenderaj është një nga komunat më të prekura nga vërshimet.

Go to TOP