Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet

Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.


Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. 
1Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. 
Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. 
2Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. 
Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore. 
3Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore. 
Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan - një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. 
4Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan – një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. 
Serbët po kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës prej tri fazash. Në fazën e parë, shoferët me targa serbe (sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme) do të qortohen, në fazën e dytë do të gjobiten me nga 150 euro, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targat provuese. Pas 21 prillit, ekzekutivi në Prishtinë ka thënë se vetëm makinat me targa RKS do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës. 
5Serbët po kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës prej tri fazash. Në fazën e parë, shoferët me targa serbe (sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme) do të qortohen, në fazën e dytë do të gjobiten me nga 150 euro, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targat provuese. Pas 21 prillit, ekzekutivi në Prishtinë ka thënë se vetëm makinat me targa RKS do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës. 
Zyrtarët serbë në Kosovë e kanë cilësuar vendimin për targat si vendim të drejtuar kundër "serbëve në Kosovë". Policët, prokurorët dhe gjykatësit serbë ishin integruar në strukturat e Kosovës më 2013, pas një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve.
6Zyrtarët serbë në Kosovë e kanë cilësuar vendimin për targat si vendim të drejtuar kundër “serbëve në Kosovë”. Policët, prokurorët dhe gjykatësit serbë ishin integruar në strukturat e Kosovës më 2013, pas një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve.
Autoritetet kanë thënë se deri më tani kanë pranuar dorëheqjen e afër 600 zyrtarëve policorë në veri nga radhët e komunitetit serb. 
7Autoritetet kanë thënë se deri më tani kanë pranuar dorëheqjen e afër 600 zyrtarëve policorë në veri nga radhët e komunitetit serb. 
Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan dorëheqjen më 7 nëntor, thanë se ky ishte një largim "emocionues". Ata thanë se kanë bashkëpunuar mirë me kolegët shqiptarë në veri, dhe ua kanë lënë atyre lëndët që janë më me urgjencë. 
8Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan dorëheqjen më 7 nëntor, thanë se ky ishte një largim “emocionues”. Ata thanë se kanë bashkëpunuar mirë me kolegët shqiptarë në veri, dhe ua kanë lënë atyre lëndët që janë më me urgjencë. 
Përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 
9Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 
Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë. 
10Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë. 
Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova. 
11Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova. 
Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut
12Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut
"Nuk ka dorëzim. KM mbetet", është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës. 
13″Nuk ka dorëzim. KM mbetet”, është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës. 
Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës.   
14Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës. 

 
Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t'i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla. 
15Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t’i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla. 
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia. 
16Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia. 
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët ka thënë se mund të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit. Më 7 nëntor në veri u panë patrulla të xhandarmërisë së Italisë. 
17Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët ka thënë se mund të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit. Më 7 nëntor në veri u panë patrulla të xhandarmërisë së Italisë. 
Go to TOP