Veriu i Kosovës sfidë apo sukses i Kurtit

Shkruan: Naza KRASNIQI

Një ndër sfidat, më sfiduese për kryeministrin Albin Kurtin në vitin 2023, ishte Veriu i Kosovës, duke filluar nga zgjedhjet në veri në pranverën e vitit 2023, dhe protesta e serbëve lokal për mos lejimin e hyrjes në objekte komunale të veriut për kryetarët e zgjedhur shqiptar në 4 komunat e veriut, thjeshtë ishte fillimi i ballafaqimit ballë për ballë me situatën alarmuese dhe shumë sfiduese për rendin Kushtetues të Kosovës.

Protestat e dhunshme dhe me pasoja të rënda, duke dhunuar ushtarët e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës ishte tregues i qartë se nuk ishin protesta të qytetarëve rëndom serb, por të kriminelëve dhe banditëve serb të veshur me petkun e qytetarit, duke e keqpërdorur situatën për ta ndezur veriun dhe mandej për të alarmuar se serbët po maltretohen, dhunohen e po mbyten.

Por ky plan dështoj me 24 shtator të vitit 2023, kur bandat dhe kriminelët serbë të mbështetur nga Beogradi zyrtar e sulmuan rendin kushtetues me të rëndë që ka ndodhur prej vendosjes se KFOR-it në Kosovë në Qershorin e 1999. Ato grupe kriminele serbe grumbulluan armatim të rëndë dhe me përgatitje profesionale u futën në territorin e Kosovës në manastirin e Bajskës, duke sulmuar policinë e Kosovës, ku fatkeqësisht mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe dy tjerë të plagosur.

Por, veprimi i policisë dhe përgatitja profesionale e policisë arriti që brenda 10 orëve të shpartalloj grupin duke i eliminuar 3 prej tyre dhe 3 të arrestuar në njërën anë, por në anën tjetër duke mbrojtur të gjithë ata qytetarë dhe pelegrin që ishin në manastir pa u lënduar askush, kjo tregoj se policia ishte në mbrojtje të rendit dhe profesionalizmit 100% në kryerjen e detyrës.

Kosova dhe pjesa e Veriut është sfiduese s’ka dilemë dhe që u bart në vitin 2024, e që shpresojmë mos të jetë shumë e rëndë për Kosovën.

Veriu i Kosovës sot është në një mbikëqyrje dhe në një siguri më të lartë dhe është shtuar numri i pjesëtarëve të KFOR-it në veri, kufiri është duke u patrulluar nga KFOR-i Amerikan, policia e Kosovës, po arreston kriminel po konfiskon çdo ditë pajisje dhe armë ilegale, gjithashtu është rasti me largimin e sirenave të vendosura nga serbët për tu grumbulluar në rast nevoje, largimin e kamerave të vendosura ilegalisht nga serbët, largimi i tabelave paralele dhe zëvendësimin e tyre me tabelat e Republikës Kosovës.

Të gjitha këto janë veprime të suksesshme për rendin kushtetues të Kosovës.

Por si do jetë veriu në vitin 2024, e sidomos nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbetet të shihet, si duket z.Kurti po kërkon zgjedhje të reja për t’iu shmangur krijimit të themelimit të Asociacionit, se sa do të ketë mundësi z.Kurti, për të vazhduar me këto manovra, do tregoj koha, por ky manovrim i z.Kurtit do jetë në dobi të Kosovës, duke pasur parasysh se themelimi i Asociacionit është një lloj vete autonomie politike për serbët, e kjo autonomi do të sjell probleme të vazhdueshme për Kosovën, sepse nuk do ketë mundësi që komuniteti serb në Kosovë të ambientohet dhe të jetoj sipas memories se Kosova është shtet i tyre e jo Serbia. Themelimi i Asociacionit duhet disi të shmanget me çdo çmim, se çmim më të madh se mos me krijimi i Asociacionit nuk ekziston, por a do kemi mundësi mos krijimi i Asociacionit ekzistoj pak gjasa, po mbetet të shihet në 2024.

Go to TOP