Verhelyi vjen sot në Shqipëri, pritet vizitë me Ramën në bypass-in e Vlorës

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi do të zhvillojë sot një tjetër vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas njoftimit të publikuar nga BE, Varhelyi do të kryej një vizitë në rrugën e bypassit të Vlorës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Më pas, ai pritet që të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Varhelyi së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel do të udhëtojnë të premte në Malin e Zi në kuadër të Këshillit të 11-të të Stabilizim Asocimit.

Go to TOP