Vendoset e ardhmja e Lewandowskit
Robert Lewandowski ka vendosur të vazhdojë aventurën me Barcelonën, duke refuzuar ofertat e ardhura nga klubet saudite. Sulmuesi polak, i cili ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2026, synon të jetë pjesë kyçe e projektit të trajnerit Hansi Flick dhe të vazhdojë të garojë në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Pavarësisht interesimit konkret nga Arabia Saudite përmes menaxherit të tij, Pini Zahavi, Lewandowski i ka refuzuar të gjitha opsionet larg Spanjës. Në sezonin 2024/25, ai shkëlqeu me 42 gola dhe 3 asistime, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, megjithëse u zhgënjye nga eliminimi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Barcelona nuk do ta kishte penguar largimin e tij për shkak të ndikimit financiar që ka paga e tij mbi klubin (rreth 13 milionë euro këtë sezon), por vendosmëria e Lewandowskit për të qëndruar dhe për të kontribuar e ka bindur drejtuesit të vazhdojnë me të.
Barcelona do të përballet me Como-n në trofeun “Joan Gamper” përpara se të nisë sezonin e ri të La Liga-s më 16 gusht ndaj Mallorcas.
