Vëllaznimi vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Jerenimo Sarin

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Jerenimo Sarin. 

Në njoftimin e klubit thuhet se “nën drejtimin e Sarit, skuadra krijoi një identitet të veçantë, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë”, duke i hapur rrugë ndërtimit të ekipit për sezonin e ri.

“Trofeu mbarëkombëtar ishte dëshmia më e qartë se ky kapitull me Sarinin në krye ka edhe shumë faqe për t’u shkruar”, thuhet në komunikatën e klubit nga Gjakova.

Vëllaznimi bën të ditur se tashmë është në proces të ndërtimit të mozaikut të skuadrës për edicionin e ardhshëm, duke premtuar që do të informojë vazhdimisht tifozët për zhvillimet e radhës.


Go to TOP