Vëllai therr me thikë vëllain në Prishtinë, Policia jep detaje

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi ka therrur me thikë vëllain e tij, pas një zënke.

Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë lendime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP