Vdiq foshnja që dyshohet se lindi në automjet gjatë rrugës për Pejë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një foshnjë e porsalindur është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës, bashkë me të edhe nëna në gjendje të rënduar shëndetësore.
Tutje thuhet se dyshohet se asaj i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.
“Trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton policia.
Hetimet lidhur me rastin kanë nisur dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
