Vdes veterani i UÇK-së

Ka vdekur veterani i luftës dhe atdhetari, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale. Baca Zeqir, ishte ndër më të moshuarit që i ishte bashkuar radhëve të luftëtareve të lirisë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 22.03.2023, në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak.

Baci Zeqë ka lënë pas djem e vajza të gjithë të shkolluar e me pozita të larta shtetërore.

Diplomatja Sherife Shala e cila është angazhuar me detyrë si konsule në Turqi, e që është vajza e Zeqir Shalës ka shkruar:

S’të them dot lamtumirë, shoku im i përbetuar Babë, u nisa me ardh te ti. Nuk me prite. Të paktën edhe për një përqafim. Një shtrëngim duarsh. S’të them dot lamtumirë, o shoku im i përbetuar. Do të të puth në ballë. E pastaj, largohu nga ne, vetëm fizikisht. U prehsh në parajsen e përjetshme!

Ndërsa njoftim për vdekjen e babait ka dhënë edhe doktori i njohur Fahredin Shala:

Mëngjes i trisht! I rrethuar nga ata që më së shumti e deshten dhe që aq shumë bëri për ta, BABA Zeqir Shala sot në orët e para të mengjesit na la! Na la pas zemerthyer e shpirtcoptuar, por iku nga kjo botë si bashkëshort, babë e gjysh i gëzuar. Miq, shokë, farerefis e dashamirë, ju njoftoj se varrimi i babës, bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak! Dheu të qoftë i lehtë, BABË e pushoftë i qetë shpirti yt fisnik!

Go to TOP