Dy vjet mandat si kryeministër, Kurti rendit “sukseset”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur mbi sukseset e arritura gjatë dy viteve të qeverisje.

Të enjten e 23 marsit, bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Kurti ka theksuar se shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja pse janë këtu.

“Dy vjet më parë në mars të vitit 2021, për fat të keq Kosova nuk kishte anjsë vaksinë dhe asnjë kontratë. Qeveria pararendëse kishte dështuar t’i sigurojë ato. Mbyllja dhe masat kufizuese që kishin zbatuar shtetet kishin ulur shumë aktivitetin ekonomik. Ekonomia botërore pauzoi. Kosova kishte pësuar tkurrje ekonomike prej -5.3 për qind. Fillimi i vitit 2022, shokoi Evropën por jo befasisht, agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës mori trajtën e agresionit luftarak. Lufta rëndoi edhe më shumë krizën botërore”, tha ai.

Sipas Kurtit, në Kosovë varësia ndaj importit të energjisë elektrike në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë zhveshi paturpsisht shkurtpamësinë e politikave ekonomike.

Ai theksoi se vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim dhe ringjallje.

“Qeverisë sonë iu deshën vetëm 2 muaj kundruallë 9 sa kishte kohë qeveria paraprake që të nënshkruajmë kontratën me kompaninë Pfizer. Brenda 100 ditëshit e parë siguruam 2 milionë sosh. Përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë, rritja mesatare e konomike në këto dy vite ka qenë rreth 7 për qind. Për 2 vite buxhetit të shtetit i janë shtuar 760 milionë euro kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro, të gjitha këto pa ndryshime në politikat fiskale, rezultat drejtpërdrejt i qeverisjes së mirë, luftimit të ekonomisë joformale, parandalimit të kontrabandës, formalizimit të puëntorëve dhe ngushtimit të hendekut tatimor”, shtoi ai.

Këtë rritje Kurti tha se e rishpërndanë te qytetarët në mbrojtje të tyre.

“Me këto kemi arritur si shtet, shoqëri e institucione të përballemi me sukses”, tha ai.

Go to TOP