Vdes profesori i shquar universitar, Abdullah Karjagdiu
Ka vdekur profesori universitar, Abdullah Karjagdiu, në moshën 84 vjeçare, pas një sëmundje me të cilën kishte kohë që po luftonte.
Këtë e ka konfirmuar djali i tij, Lirak Karjagdiu.
Abdullah Karjagdiu ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze, autor i dhjetëra veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politik më të spikatur dhe më aktiv për shumë gjenerata.
Për vdekjen e profesorit ngushëlloi edhe Kryetari i Akademisë, Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
