Vdes poetja Jean “Binta” Breeze

Poetja dhe aktivistja kulturore, Jean “Binta” Breeze”, ka vdekur në moshën 65 vjeçare.

Ajo njihet si dub-poetja e parë grua, dhe vepra e saj për karakteristikë kishte këndimin e përsëritur dhe një stil të dalluar rrëfimi.

Binte shpesh përdorte tregime personale për ta rritur vetëdijen e shqetësimeve shoqërore, shkruan Global Voices.

Mes veprave të saj të shquara janë “Përgjigjet”, Pastrimi i Pranverës”, “Në teh të një ishulli”, “Vargje këngësh” e me radhë.

Go to TOP