Vdes një person pasi Rusia goditi anijen civile në portin ukrainas në Detin e Zi

Ushtria ukrainase ka thënë se të paktën një person ka mbetur i vrarë pasi një raketë ruse ka goditur një anije civile e cila po hynte në portin ukrainas të Detit të Zi.

Sipas forcave ukrainase, anija me flamur liberian u godit nga një raketë anti-radar, teksa bëhet e ditur se personi që ka mbetur i vdekur është drejtuesi i anijes, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit filipinas dhe një punonjës porti janë plagosur.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës Oleksandr Kubrakov e ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se anija supozohej të transportonte minerale hekuri në Kinë.

Anijet që hyjnë dhe dalin nga porti i Odesës kanë qenë në rrezik të sulmit rus që kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje në fillim të këtij viti që lejonte eksportin e sigurt të grurit ukrainas.a

Go to TOP