Vdes një person në Zubin Potok, rasti nën hetim

Një person ka qëlluar veten me pushkë gjuetie dukë pësuar plagë vdekjeprurëse.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:27, në Zubin Potok.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi I pajetë është dërguar në obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qëlluar veten me pushkë gjuetie duke pësuar plagë vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. 

Go to TOP