Vdes një person në Rahovec pasi u godit nga traktori

Një person ka vdekur në Rahovec pasi është goditur nga një traktor.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP