Platforma X nis t’i fsheh nga publiku pëlqimet e përdoruesve

Platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, ka filluar të fshehë nga publiku “pëlqimet” e përdoruesve, për të mbrojtur privatësinë dhe për të lehtësuar frikën “e tensionuar” të hakmarrjes për pëlqimin e përmbajtjes.

”Së shpejti do të mund të pëlqeni pa u shqetësuar se kush mund ta shohë atë”, shkroi Haofei Wang, drejtor i inxhinierisë në X, muajin e kaluar në një postim.

”Pëlqimet publike po nxisin sjelljen e gabuar”, shtoi ai.

Pronari i X, Elon Musk konfirmoi ndryshimin të martën, duke thënë se është “e rëndësishme t’i lejosh njerëzit të pëlqejnë postimet pa u sulmuar për ta bërë këtë!”

Fshehja e pëlqimeve ishte tashmë një opsion për abonentët Premium të X. Pëlqimet tani do të fshihen si parazgjedhje për të gjithë përdoruesit, që do të thotë se nuk do të ketë më skedë pëlqime në profilet e përdoruesve.

Go to TOP