Vdes një person në Pejë, hapet rasti në polici

Ditën e djeshme një burrë ka njoftuar për vdekjen e djalit të tij. Ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. 

Rasti është duke u hetuar. 

Njoftimi i plotë i policisë: 


HETIM I VDEKJES Pejë  31.12.2022 – 07:20. 
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vdekjen e djalit të tij, viktimës mashkull kosovar. Njësiti relevante policore dhe një ekip mjekësore kanë dalur në vendngjarjes, ekipi mjekësore ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Go to TOP