Vdes një burrë në Livoç të Epërm, u gjet i zhytur në ujë

Një trup është gjetur i zhytur në ujë në Livoç të Epërm të Gjilanit.

Më ndihmë të zjarrfikësve është nxjerr trupi i pajetë i personit, ndërsa ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e tij.

“Pas informatës se te penda e fshatit gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Go to TOP