Vdes një 30-vjeçar në Rimanishtë të Prishtinës

Këtë të premte rreth orës 16:0 ka vdekur një 30-vjeçar nga fshati Rimanishtë i Prishtinës teksa policia po e cilëson si vdekje e dyshimtë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Agron Borovci ku tha se Policia e Kosovës  më të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekët emergjent të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, është shprehur Borovci.

Go to TOP