Vdes nga COVID-19 predikuesi amerikan që kundërshtoi vaksinën dhe përhapi teori konspirative rreth saj

Predikuesi i shquar i krishterë dhe avokati kundër vaksinës Marcus Lamb vdiq pasi u shtrua në spital me Covid-19, njoftoi familja e tij të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Kosova.info, bëhet fjalë për njeriun i cili themeloi rrjetin televiziv të krishterë Daystar Television Network në vitin 1997.

Gruaja e tij Joni Lamb, njoftoi vdekjen e tij në programin e Daystar të transmetuar në Facebook të martën.

Ajo tha se burri i saj kishte diabet, por ishte i shëndetshëm dhe ishte shtruar në spital pasi u diagnostikua me Covid-19.

“Ai kurrë nuk foli për këtë, por ai kishte diabet, por e mbajti nën kontroll. Ai ishte shumë i shëndetshëm, ushqehej shëndetshëm, mbante peshën e tij të ulët dhe gjithmonë e mbante sheqerin në një nivel të mirë”.

Marcus Lamb shpesh foli kundër vaksinave Covid-19 në emisionin e tij.

Në një episod në fillim të këtij viti me aktivistët kundër vaksinës Robert F. Kennedy Jr. dhe Del Bigtree, Lamb tha se vaksina Covid-19 “nuk ishte vërtet një vaksinë”, por një “një vaksinë eksperimentale” që ishte “e rrezikshme”.

Marcus Lamb madje pretendonte se njerëzit po vdisnin ose kishin çrregullime neurologjike nga vaksina.

Ndryshe, Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se vaksinat Covid-19 “janë të sigurta dhe efektive” dhe se çdo ngjarje negative pas vaksinimit “janë të rralla, por mund të ndodhin”.

Ndërkohë njerëzit që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 kishin 11 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundja dhe 10 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital me sëmundjen, sipas një studimi të publikuar nga CDC. 

Go to TOP