Vdes kantautori i njohur kosovar Riza Dolaku

Në moshën 72 vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë të mushkërive, ka vdekur sot në Prishtinë kant-autori i njohur Riza Dolaku.

Riza Dolaku është autor këngësh i njohur.

Ai ishte kompozitor dhe aranzhues që studioi në Akademinë e Muzikës në Beograd.

Filloi shkollën e mesme muzikore në Prizren dhe e përfundoi në Prishtinë. Pas kësaj ai u mësua në erudicionin e RTP-së ku punoi deri në vitet e ’90-ta kur të gjithë punonjësit u shpërndanë me dhunë.

Riza Dolaku mori pjesë në festivale të ndryshme si: “Akordet e Kosoves” – më shumë si aranzhues por gjithashtu pati një numër paraqitjesh si kompozitor “Zambaku i Prizrenit, Nota Fest etj.

I ndjeri, ishte gjithashtu një pianist dhe pjesë e trupit gjykues në festivalin “Shon Fest 2000”. Riza Dolaku u citua për aranzhimin e tij të këngës “E dehun jam” nga Nexhmije Pagarusha, e cila ishte realizuar nga Alma Bektashi në një ngjarje nderimi për Nexhmije Pagarushen, organizuar nga RTK.

I ndjeri ka aranzhuar këngë edhe për emra të njohur të muzikës shqipe. Veçohet kënga për Ramadan Krasniqin-Danin ‘Sytë e tu po më mungojnë’.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Riza Dolakut e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, miku dhe bashkëpunëtori i të ndjerit, kompozitori Afrim Macula.

“Na iku ky njeri i dashur, i veçant dhe i madh për nga natyra muzikore. Riza përcjellet sot në ora 13:00 në banesën e tij të fundit, në varrezat e kryeqytetit, në Prishtinë.”-tha Afrim Macula në ‘RADIO 1’.

Ngushëllime kanë shprehur edhe miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit, nga estrada.

“Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut!” – ka shkruar Ramadan Karsniqi-Dani.

Go to TOP