Vdes basketbollisti Brandon Clarke
Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka vdekur në moshën njëzet e nëntë vjeçare, ka njoftuar klubi i NBA-së të martën.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
“Jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e Brandon Clarke”, thuhet në deklaratën e klubit amerikan.
“Brandon ishte një shok skuadre i shkëlqyer dhe një person edhe më i mirë. Ndikimi i tij në klub dhe në komunitetin e Memfisit nuk do të harrohet”.
Clarke e kaloi të gjithë karrierën e tij në NBA me Memphis Grizzlies, ku ishte pjesë e ekipit për disa sezone. Ai konsiderohej një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës falë energjisë dhe kontributit të tij në parket.
