Vdes akademik Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në Stantërg

Ka vdekur në moshën 96 vjeçare akademik Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në minierën e Trepçës në Stantërg.

Akademik Minir Dushi la pas vetes një kontribut të madh duke qenë themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë dhe drejtor në Trepçë.

Me rastin e vdekjes së tij, Komuna e Mitrovicës ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve, miqve dhe të gjithëve që punuan me të.

“Dushi ishte një personalitet i njohur dhe i nderuar, themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë, drejtor në Trepçë dhe inxhinieri i parë shqiptar, i cili la një trashëgimi të vyer në zhvillimin e industrisë dhe shkencës”, thuhet në reagimin e Komunës së Mitrovicës. /Kosova.info/


Go to TOP