Vdekja e foshnjës, Policia thotë se i intervistoi disa persona
Policia ka konfirmuar vdekjen e një foshnje në Prishtinë.
Në raport thuhet se janë intervistuar disa persona dhe zyrtarët e IML’së e kanë tërhequr trupi i pajetë i viktimës.
“HETIM I VDEKJES- Prishtinë / 04.11.2024 – 10:30. Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore.”