Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të enjten e ka përfundusr dëshminë e tij  dëshmitari i 66-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse.

Gjatë seancës të enjten kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se orari i dy seancave pasuese është paksa i pazakontë dhe në njërën prej këtyre planifikohet që të mbahet një diskutim për ecurinë e çështjes.

Smith III ka theksuar se ka mundësi që një gjë e tillë të ndodhë sot gjatë seancës së pasdites.

Go to TOP