Vazhdon pastrimin e shtretërve të lumenjve në Bresalc dhe Miresh
Komuna e Gjilanit ka vazhduar me pastrimin e shtretërve të lumenjve në Brecalc dhe Miresh. Kryetari Alban Hyseni, ka thënë se pëer dy vite me radhë, kanë parandaluar vërshimet me masa preventive.
“Duke parë nevojën e madhe për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht. Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”. Kjo gjendje tashmë është sanuar!”, ka deklaruar ai, njofton Komuna e Gjilanit. /Kosova.info/
Prev Post
Albin Kurti i përjetësuar në bronz
