Vazhdon grumbullimi i dëshmive që dokumentojnë dëmet e luftës
Sot, Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) u pasurua me një fond të rëndësishëm arkivor, të dhuruar nga Komuna e Istogut.
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, njofton se ky fond përmban dëshmi të humbjeve njerëzore dhe dëmeve materiale të shkaktuara gjatë luftës në këtë komunë.
“Protokoli i bashkëpunimit u nënshkrua nga z. Hetemi, dhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, i cili ofroi mbështetjen e tij për Institutin edhe në të ardhmen”, njofton Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.