Vazhdojnë protesta për Zvërnecin, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 21-të ku qytetarët janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij investimi.

Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke shqiptuar parrulla kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në shesh, lëvizja qytetare tashmë është strukturuar rreth pesë pikave të panegociueshme drejtuar autoriteteve:

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Krijimi i një Qeverie Teknike.

Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.

Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.

Go to TOP