Varësia ndaj gazit dhe naftës ruse – Gjermania e pranon gabimin

Tubacionet me presione të lartë dhe infrastruktura mbështetëse kishin potencialin që t’i bënin dy vendet bashkë, kjo pasi që kjo marrëveshje kërkonte besim, bashkëpunim dhe varësi të dyanshme.

Por kjo nuk ishte vetëm marrëveshje komerciale, siç tregonte edhe vetë prezenca e ministrit të Ekonomisë, Karl Schiller në hotelin ku u nënshkrua marrëveshja.

Për avokuesit e Ostpolitikës, politika e re lindore për afrimin me Unionin Sovjetik dhe me aleatët e saj, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë Lindore, që filloi në vitin 1969, kur Willy Brandt ishte kancelar i Gjermanisë, ishte një moment madhor i pasojave politike të asaj kohe.

Schiller, ekonomist i trajnuar e përshkruante këtë si pjesë e përpjekjes e “normalizimit të marrëdhënieve politike dhe njerëzore me fqinjët lindor”.

Ishte një moment i lavdishëm, por për disa analist të politikave cilësohej se ishte një lëvizje e rrezikshme. Para nënshkrimit të marrëveshjes, nga NATO i shkruan një letër ministrit të atëhershëm gjerman të ekonomisë ku kërkonin informata mbi implikimet në siguri.

Norbert Plesser, kreu i departamentit të gazit në ministri kishte siguruar aleancën ushtarake se nuk kishte vend për shqetësim, pasi që thoshte se Gjermania asnjëherë nuk do varej nga Rusia, as edhe për 10 për qind të furnizimeve me gaz.

Gjysmë shekulli më vonë prej nënshkrimit të marrëveshjes, Rusia e furnizon Gjermaninë me rreth 50 për qind të nevojave të tyre të gazit natyral dhe me rreth një të tretën e nevojave të naftës, të cilën gjermanët e përdorin për prodhim të energjisë, mbushjen e veturave me naftë dhe për ngrohjen e shtëpive të tyre.

Go to TOP