Vajza e denoncoi për keqtrajtim, Policia arreston burrin në Milloshevë
Një burrë në Milloshevë është arrestuar të mërkurën në orët e vona të mbrëmjes, pasi vajza e tij e ka denoncuar për keqtrajtim.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
