Ushtronte dhunë ndaj prindërve dhe motrës së tij, arrestohet 34-vjeçari në Gramsh

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi në Gramsh për veprën penale dhunë në familje.

Sipas policisë, i riu me iniciale E. P., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Go to TOP