Ushtarët rusë në Ukrainë dyshohet se vdiqën nga uji i helmuar
Gazeta britanike Sun raporton se të paktën katër ushtarë rusë vdiqën me dhimbje të mëdha pasi konsumuan ujë nga shishet me etiketat “Uji ynë” në fushën e betejës pranë Donetsk.
Sipas gazetës, rusët dyshojnë për sabotim të mundshëm ukrainas dhe disa ushtarë janë në gjendje kritike.
Sun shkruan se uji u shpërnda si pjesë e një dërgese humanitare dhe mbërriti nga Simferopoli në Krimenë e aneksuar.
Incidenti, sipas të njëjtave pretendime, ndodhi në zonën Panteleimonivka dhe shkaktoi alarm midis kanaleve ushtarake pro-ruse.
Kanali pro-Kremlin i Telegramit Tsargrad kërkoi një hetim të menjëhershëm dhe bëri pyetje se kush e solli ujin, si arriti në fushën e betejës dhe kush mund ta ketë helmuar atë.
Ndërsa disa burime ruse tashmë pretendojnë se është sabotim ukrainas, gazeta Sun thekson se aktualisht nuk ka prova konkrete.
Gazeta britanike gjithashtu citon një burim ukrainas i cili sugjeron se është e mundur që kjo të jetë në të vërtetë një mbidozë droge dhe se historia e ujit të helmuar po përdoret për të mbuluar problemet e brendshme midis trupave ruse.
