Ushtarët polakë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri të Kosovës

Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, kanë kryer patrullime të kombinuara, me automjete dhe në këmbë, në pjesën veriore të Kosovës.

Në njoftimin e publikuar në Facebook bëhet e ditur se këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar për lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje KFOR-i thekson se misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë. /Kosova.info/


Go to TOP