Ushtarët italianë patrullojnë në Klinë
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar patrullim në Komunën e Klinës.
Nga KFOR thonë se patrullimi është një aktivitet kyç që përforcon praninë e KFOR-it, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin me paanshmëri dhe respekt.
KFOR-i shton se në përputhje me këtë mision, paqeruajtësit ruajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që ata të jenë gjithmonë të përgatitur dhe efektivë në të gjitha kushtet. /Kosova.info/
