Ushtarë amerikanë të KFOR-it ushtrojnë me mitralozë në Gjakovë
Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë zhvilluar trajnime për kualifikimin e armëve me mitralozë M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
“Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thotë se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Tutje KFOR-i thotë se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Kosova.info/
