Ura e re e Kukësit drejt përfundimit

Ndërtimi i urës së re të Kukësit është drejt fundit, një nyje që lidh dy anët e liqenit me Rrugën e Kombit. Ura prej një strukturë të madhe prej çeliku dhe arkitekturë të veçantë ka një gjatësi 310 metra, lartësi 56 metra dhe është një vepër arti arkitekturore pasi ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit dhe gjatësia e saj është një konstrukt çeliku me një hark 270 metra që qëndron pa këmbë të ndërmjetme.

Pamjet e urës së ndërtuar janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se kjo urë është një shenjë e përmasave të mëdha inxhinierike dhe estetike.

“Mirëmëngjesi dhe me momentet e fundit të punës së gatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare, por po sjell edhe një shenjë të bukur, kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan Rama.

Ura zëvendëson urën e vjetër të qytetit të Kukësit e ndërtuar para 45 vjetësh dhe konsiderohet si vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit pas tunelit të Kalimashit.

Kjo urë 4 korsi dhe një trafik-ndarëse në mes si dhe do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit veror.

Go to TOP