UnitedUnitedi favorit për triumf ndaj Omonias – formacionet zyrtare

Në sfidën e katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës, Manchester Unitedi luan përballë Omonias në Old Trafford.

Djajtë e Kuq kanë dy fitore dhe një humbje në Grupin E, dhe me gjashtë pikë qëndrojnë në vend të dytë prapa liderit Real Sociedad (nëntë pikë).

Skuadra qipriote nga Nicosia i ka humbur të tria sfidat e para dhe qëndron në fund të grupit pa asnjë pikë.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Neil Francis Lennon tashmë e kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të inkuadrohen nga minuta e parë.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Lindelof, Martinez, Malacia; Casemiro, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Cistiano Ronaldo.

Formacioni startues i Omonias: Uzoho; Kitsos, Miletic, Lang, Yuste, Matthews; Charalampous, Cassama, Panagiotou; Kakoulli, Bruno.

Go to TOP