United dhe Bournemouth barazojnë në një ndeshje me shumë gola

Në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në Premier League, Manchester United dhe Bournemouth kanë barazuar 4-4 në “Old Trafford”, në një përballje me plot kthesa dhe gola.

United ka kaluar i pari në epërsi me golin e Amad Diallo, por Bournemouth është kundërpërgjigjur me Antoine Semenyon.

Para pushimit, Casemiro e ka rikthyer epërsinë për vendasit, duke e mbyllur pjesën e parë 2-1.

Vetëm disa sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, Bournemouth e ka barazuar me Evanilson, ndërsa më pas Marcus Tavernier ka shënuar një supergol nga goditja e lirë për epërsinë e mysafirëve.

United nuk është dorëzuar dhe e ka përmbysur sërish rezultatin me gola nga Bruno Fernandes dhe Matheus Cunha.

Kur është menduar se ndeshja po shkonte drejt fitores së United, Eli Junior Kroupi ka shënuar golin e barazimit për Bournemouth në minutat e fundit, duke vulosur rezultatin 4-4.

Në tabelën e kryesuar nga Arsenal, United gjendet në vendin e gjashtë e Bournemouth në vendin e trembëdhjetë. 


Go to TOP