Unioni i Turizmit u ndanë mirënjohje fotografëve për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës

Unioni i Turizmit të Kosovës përmes një ceremonie simbolike, iu ka shpërndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës disa nga fotografëve më në zë të vendit.

“Puna juaj e palodhur dhe kontributi i pamohueshëm i juaji dhe i shumë kolegëve tuaj meriton edhe me shumë se sa një aktivitet, mirënjohje apo çmim”, thuhet në një mesazh falënderues që ka shpërndarë Unioni i Turizmit të Kosovës drejtuar këtyre artistëve.

Unioni i Turizmit ka kërkuar falje për artistët dhe kontribuuesit tjerë që nuk kanë mundur të ftohen.

“UTK do të jetë në krah tuajin në mbështetje dhe avancim drejt sukseseve të reja”.

“Unioni i Turizmit të Kosovës i ka dyert e hapura për të gjithë ju dhe shumë të tjerë”, thuhet në fund të njoftimit.

Kujtojmë artistë të shumtë me fotografitë e tyre të shkëlqyera kanë qenë promotori më i madh i bukurive të Kosovës edhe për turistët e huaj.

Go to TOP