Ulqin, vidhet mërgimtari nga Kosova

Një mërgimtar nga Kosova kishte shkuar për pushime në Ulqin, por nuk i kishin shkuar sipas parashikimeve.

Atij i janë vjedhur 5000 euro, dukati i gruas në vlerë 4500 euro dhe një orë dore në vlerë 1000 euro. Kjo i ka ndodhur në plazhin e vogël, më 17 korrik 2021, në “Leonardo Apartments”.

Ai në një prononcim për Kosova.info, thotë se e ka lajmërua policinë, por nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Gashi kërkon nga mërgimtarët e tjerë që të kenë kujdes. /Kosova.info/

Go to TOP